Blater në skenë, hedh në gjyq Infantinon…

Ish-presidenti i FIFA-s zviceriani Sep Blater, bëhet gati të hedhë ne gjyq kreun aktual të futbollit botëror Xhani Infantino dhe vetë institucionin e futbollit në glob. 83-vjeçari, thotë se ka biseduar me avokatët e tij dhe se brenda muajit, do të padisë Infantinon dhe FIFA-n.
Duke folur për AFP, Blater ka thënë: “Kam një takim sot me avokatët e mi në Zyrih. Është diçka e komplikuar, pasi çështja është civile dhe penale. Do dorezojmë padinë brenda muajit . Morali i thyer nga FIFA, ndërsa ka publikuar të dhëna, që nuk korrespondojnë me ato që kam marrë.
FIFA, nuk mori asnjëherë parasysh kërkesen e avokatëve të mi, lidhur me bonuset e marra gjatë botërorit të 2014 në Brazil, të cilat nuk i kam marrë,”- ka thënë Blater, që dha dorëheqjen nga drejtimi i FIFA-s në 2015 pas skandalit për korrupsion.