“As”: Hazard te Reali, caktoni prezantimin!

Sipas gazetës spanjolle, lojtari i Çelsit mund të konsiderohet tashmë një lojtar i ri i “blankos”

Fytyrat e reja të Real Madridit 2019-2020, do të shihen në “Bernabeu” që në javën e ardhshme: ky është plani i klubit. Dhe goditja e parë do të jetë Eden Hazard.

“As” eshtë i sigurt për këtë. Prezantimi i “playmaker” belg të Çelsit, i cili sapo ka luajtur finalen e Europa League kundër Arsenalit në Baku, pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Nëse nuk ka ndonjë pengesë të papritur në negociatat, sipas gazetës spanjolle, tashmë ekziston një datë dhe një vend: e hënë, 3 qershor, në stadiumin “Santiago Bernabéu”.

Presidenti Florentino Perez, në intervistën e tij me “Onda Cero”, pranoi se lojtari belg është synimi i parë i projektit të ri për Real Madridin: “Ne kemi provuar për shumë vite që ta bëjmë lojtar të Real Madridit. Unë jam shumë i interesuar dhe kjo mund të ndodhi këtë verë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!