Nations League, “Tulipanët” bëhen gati…

Trajneri i Holandës, Ronald Kuman, ka përzgjedhur 23 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e Nations League.

Më 6 qershor, në Guimaresh të Portugalisë, Holanda do të përballet me Anglinë.

Fituesja e këtij çifti, me datën 9, do të ndeshet me fituesin e takimit të zhvilluar një ditë më parë, midis Portugalisë dhe Zvicrës.

Ja dhe futbollistët e përzgjedhur nga trajneri i “tulipanëve”, Ronald Kuman:

Portierë: Silesen, Bizot, Vermer

Mbrojtës: Van Anhold, Ake, Blind, Van Dijk, Damfris, Hateboer, De Ligt, De Vrij

Mesfushorë: Van de Beek, Frenki De Jong, Proper, De Roon, Strotman, Vilhena, Vijnaldum

Sulmues: Babel, Bergbvajn, Luk De Jong, Memfis, Promes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!