Bylis kompetitiv, ndërthurje brezash…
● Alfred Zefi, mesfushori që mbajti peshën e Bylis në finalen e Durrësit. “Zgjedhja e parë Bylis, do flas me presidentin”.
Bylis ende në festë. Triumfi në “Niko Dovana” në finalen e titullit të Kategorisë së Parë, me Vllazninë, i’u ka lënë shije të mirë jo vetëm skuadrës por dhe drejtuesëve dhe opinionit sportiv të mallakastrës. 3-1 ndaj shkodranëve të traditës, është konceptuar si arritje e madhe e skuadrës së Vejlko Dovedan. Protagonistë të shumtë, mjaft klas në atë fitore dhe në fund trofeu i lakmuar. Alfred Zefi ,flet enkas për “Sporti IM”, tregon ecurinë, vlerësimin për shokët, rivalët dhe të ardhmen. “Luftëtari” i repartit të mesfushës, shprehet se ka ndërmend të ulet në tryezë me presidentin Kapllanaj për të folur për të ardhmen. “Ka dhe një festë, pastaj…e ardhmja”-thotë 28 vjeçari.
Zefi, i nisët pushimet?
“Jo ende jo zyrtarisht, pasi jemi me veshë nga klubi për të bërë festën jubilare të ngjitjes në Kategorinë Superiore dhe atë të titullit kampion të Kategorisë së Parë”.
Me Vllazninë ju panë të gjithë, skuadër e fortë dhe shumë kualitative…
“Në fakt, aty kemi qënë që nga starti i kampionatit. Kemi zhvilluar sfida të forta dhe vetëm fakti që vijmë në këtë epilog prej 23 ndeshjëve pa humbje, tregon se kualitetet dhe puna te Bylis, kanë qenë vërtetë impresionuese. Eksperienca e madhe e Bytyçit, Lamçes, Peposhit, Kullires, Shytit por dhe talenti i Muratajt, Bajramajt, Hadrojt,Ujkes etj, apo dhe cilësive mjaft të vyera të kastës së të huajve, e kanë bërë këtë grup të pathyeshëm. Për t’u vlerësuar puna e trajnerit Dovedan, një mjeshtër i madh në pankinë”.
Ndaj Vllaznisë, shumë superiorë, ishte kundërshtari dobët apo ju jeni aq të zotë në fushë?
“E thashë pak më lart. Grupi ynë është i talentuar. Të gjithë operojmë në unsion dhe zbatojmë detyrat në fushë. Qarkullim të dendur, befasi dhe kontroll të topit. Në vijën e parë kemi sulmues të shpejtë të cilët e kërkojnë topin në limite të pozicionit të lejuar. Vllaznia? Realisht prisnim të ishin më ndryshe. Ti shënosh tri gola, të godsësh tri shtylla atij grupi, duket se diçka atje nuk ka shkuar mire në atë takim. Shënuan përpara, por mos të harrojmë se ishim ne që patëm inisiativen. Pas pushimit u shkundëm dhe bëmë një pjesë të dytë fantastike. Titull i merituar, gëzuam një trevë të madhe futbolldashëse”.
Impulsiv Zefi edhe në finale. Tashmë jeni I “skeduar” si lojtar që lufton fort në mesfushë. U mërzitët që gjyqtari në fund,ju tregoi të kuqin ju dhe Gurishtës së Vllaznisë?
“Të jem i sinqertë, kam vite që luaj me këtë natyrë loje. Aty vërtitet e gjitha skema, mekanizmat e një skuadre varen nga mesfusha, ndërtimi, shkatërrimi, pasimi, duelet. Jo. Guishtën e kam mik, ishte thjesht një acarim pa lidhje dhe gjyqtari e mori si tejkalim të masës së rregullores dhe na “përcolli” një minutë nga fundi i takimit”.
Me Bylis edhe edicionin që vjen në Superiore?
“Kemi dhe një festë të madhe. Kështu na kanë thënë dhe ne futbollistët do jemi present. Pas saj, do ulem me presidentin dhe do flas për të ardhmen. Kontrata ime mbaron pas pak ditësh me 31 maj. Gjithsesi, zgjedhja ime e parë është Bylis”.