17 vjeç, Pedro mahnit botën e futbollit…

Xhoao Pedro, talenti 17-vjeçar që po marros skuadrat më të mëdha të botës, duket se do të jetë version i ri i Nejmar. Me Fluminence, 8 gola në 11 takime. Vatford, konsiderohet klubi që e ka bërë të vetin talentin nga San Paolo, por shumë të tjerë e shohin te Liverpul.

Me golat dhe atë çfare po shpreh në fushë, djaloshin me numër 23, e krahasojnë me stilin e lojes së Nejmar. Tripleta në Kupën e Amerikes së Jugut për futbollistin e lindur në Ribeirao Preto (San Paolo), i ka “alarmuar” të gjithë.

Krahasimet vijojnë me Ronaldon, Nejmar, Vinicius, ndërsa këta lojtarë në moshën e Pedros 17 vjeç, kanë bërë shumë më pak. Një talent i padiskutueshëm duket se po vjen në arenën e futbollit elitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!