Selltik “zot” në Skoci, bën tripletën…

Selltiku i Gllazgout fiton edhe Kupën e Skocisë. Ish-ekipi i Rudi Vatës, mundi me shumë vështirësi në “Hampden Park”, Hearts në shifrat 2-1. Eduard shënoi të dy golat e kampionëve të Skocisë.

Në të 62’  me penallti erdhi barazimi, ndërkohë që 8 minuta nga fundi (82’), gjeti dhe golin e fitores. Më herët, “zemrat” paten kaluar përpara në të 52’ me Rian Eduards.

Në këtë mënyrë, Kampionati, Kupa e Ligës dhe Kupa e Skocisë, bëhen pronë absolute e Selltikut të drejtuar nga Neil Lenon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!