Monako, principata reziston… në Ligë 1

Ligë 1 mbylli edicionin duke dhuruar mjaft drithërima javën e fundit. Kështu skuadra e pricipatës, e të rikthyerit Leonardo Zhardim, pas një sezoni për t’u harruar, shpëtoi për një fije.

Ndërkohë Dijon e ktheu në festë parakalimin që i bëri në çastet e fundit skuadrës që ndiqte. Kaen, pas humbjes së papritur në shtëpi me Bordonë, rrëzohet nga kategoria.

Nga Ligë1 bie dhe Guinkamp. Për Dijon, ka një play-off, ndërsa do të ndeshet në dy takime me Lens, renditur në zonën play-off të Ligës 2.

Në krye, PSG feston titullin me një tjetër humbje. Këtë radhë i mund Reims, ndërkohë që “flamurin” parizien, në këtë mbrëmje, e mban lart vetëm goli i Mbapesë në dështimin 3-1. Lila prek historinë dhe si e dyta e Francës, do të luajë në Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!