Gjoni, lamtumirë Besëlidhje…

● Vladimir Gjoni deklaron se nga ky moment, nuk do të drejtojë Besëlidhjen. Vendimi i parevokueshëm. Falënderon të gjithë në Lezhë.
Vladimir Gjoni i thotë mjaft Besëlidhjes. “Sporti IM”,zbulon se trajneri matjan 49 vjeçar, ka vendosur t’i paraqesë dorëheqjen e parevokushme presidentit Noka. Gjoni, një ish futbollist me karrierë brilante me skuadrat e Burrelit, Kastriotit, Laçit, Luftëtarit, Shkumbinit etj, pas tërheqjes si futbollist, u përfshi në trajning duke drejtuar disa ekipe ndërsa i fundit ishte Besëlidhja e Lezhës në Kategori të Parë.
Situata kritike e lezhianëve, gjatë këtij edicioni, bëri që drejtuesit e klubit, të ftonin me urgjencë Gjonin i cili nga tetori i kaluar drejtoi Besëlidhjen. Edhe pse nga vëndi i gjashtë në rënditjen e asaj kohe, me dinamiken progresive, e përfshiu ekipin mes 5-së skuadrave që synuan ngjitjen, por dhe fakti që e mbylli si skuadra e tretë me pikë të barabarta me Dinamon e vëndit të dytë, nuk kanë mjaftuar që trajneri të bindet për të vijuar.
“Sporti IM”, kontaktoi teknikun i cili u shpreh: “Po është e vërtetë. Nga ky moment mund të më konsideroni si një ish trajner i Besëlidhjes. Kudo që kam punuar, parësore për mua kanë qenë objektivat. Te Egnatia, pata sukses një edicion më parë, ndërkohë që në krye të Besëlidhjes, edhe pse skuadra u përmirësua dhe pati rritje, fakti që nuk realizuam endrren për t’u ngjitur, më krijon një boshllëk në vetvete dhe kjo situatë, përbën shkak që të marr vendimin e pakthyeshëm të divorcit me Besëlidhjen. Ishte Vllaznia ,Dinamo, Erzeni në grup. Kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ne e donim vëndin e pare”.
Po tani?
“Tani mbetet të falenderoj presidentin, ambientin sportiv të lezhës, futbollistët, bashkëpuntorët. Kanë qënë të jashtëzakonshem. I uroj Besëlidhjes të ngjitet edicionin tjetër në elitë”– tha Vladimir Gjoni për Sporti im.al.