Finale prestigji, Vllaznia me pak tifozë…


Sot në “Niko Dovana”, të Durrësit, finalja e Kategorisë së Parë mes Vllaznisë dhe Bylis. Starti në orën 16 00.

Vllaznia dhe Bylis në finalen e trofeut të Kategorisë së Parë sot në “Niko Dovana” të Durrësit. Në dukje, një finale “brirësh” për të parë e kuptuar se cila nga skuadrat, është realisht  superfuqia e Kategorisë së Parë. Më tej shpërblimi dhe trofeu nga FSHF-ja. Nga sot, skuadrat që dominuan grupet A dhe B, përgjatë sezonit , llogaritën pjesë të Superiores së ardhëshme. 

E ndërsa nga kampi  mallakastriot, atmosfera në vigjilje të finales prestigjioze, duket entuziaste, në anën tjetër, shkodranët as që duan t’ja dinë. Raportimet e fundit nga qyteti më i madh në veri të vëndit, shprehen se për këtë finale, interesimi është në nivele të ulta. Flitet për mbështetjen e tifozerisë që klubi më i vjetër në Shqipëri, do të ketë sot pasdite në Durrës.  Vllaznia pa portierin e parë Sherri, niset si favorite për të triumfuar, mirpo te Bylis, janë të bindur se takimi i sotëm, do të ndahet nga episode.Klubi i Kapllanajit dhe trajnerit Dovedan, besojnë se Kupa do të shkojë në Ballsh.

Sakaq, “Sporti IM”, ka vendosur të dërgojë në “Niko Dovana” një trupë gazetarësh për të përcjellë gjithçka ngjet në finalen  mes Vllaznisë dhe Bylisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!