Inter-Konte, kontrata javën e ardhshme…

Ndaj Empolit ndeshja e fundit e Spaletit në krye të “bluzinjve” të Milanos, pavarësisht edhe nëse sigurohet zona Champions

Vendimi për largimin e trajnerit Spaleti është marrë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë atë. Eshtë vetëm çështje kohe.

Ndeshja e së dielës ndaj Empolit do të jetë e fundit për Spaletin në krye të Interit. Pavarësisht edhe nëse arrin zonën Champions. Interi pjesëmarrjen në Europa League e ka siguruar. Kështu ka deklaruar Marrota.

Fati është shënuar, e ardhmja e stolit të Interit është shkruar: Antonio Konte! Nënshkrimi do të bëhet javën e ardhshme. Nuk ka asnjë mendim të dytë.

Çdo gjë do të kryhet pas mbrëmjes të së dielës. Arritja e zones Champions mund të ndryshojë planet e merkatos së Interit, por jo firmosjen e kontratës me trajnerin Antonio Konte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!