Tragjedi në Bolivi, humb jetën në fushë!…

Gjyqtari Víktor Hugo Hurtado, 32 vjeç, vdiq nga një arrest kardio-respirator në stadiumin më të lartë në botë (4,150 metra mbi nivelin e detit)

Një tragjedi ka tronditur botën boliviane të futbollit. Víktor Hugo Hurtado, një gjyqtar i ri 32-vjeçar, vdiq nga një arrest kardio-respirator.

Kjo ndodhi gjatë ndeshjes mes Always Ready dhe Oriente Petrolero (kategoria e parë), që po zhvillohej në “Villa Ingenio” në La Paz, stadiumin më të lartë në botë, i ndërtuar në lartësinë 4,150 metra mbi nivelin e detit.

Në fillim të pjesës së dytë, gjyqtari papritmas u rrëzua në fushë, duke shfaqur vështirësi në frymëmarrje. Hurtado u transportua menjëherë në spital, por kur ai arriti atje kishte humbur jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!