Lukaku te Inter, gati oferta…

Interi i Milanos duket se ka në plan të ndërhyjë shpejt në merkato. Edhe pse skuadra e madhe e Serisë A, ka në gjiirin e saj futbollistë të cilësisë së lartë, fakti që ende nuk po thyen hegjemoninë e Juventusit, tashmë kampion për herë të 8-të radhazi (35 në total), i ka shtyrë zikaltërit, të shohin nga tregu në Premier Ligë.

Sipas fcinternews.it, Interi pritet të paraqesë në zyrat e klubit të Mançester Junajtid një ofertë për sulmuesin Romelu Lukaku. Agjenti i belgut Federiko Pastorelo është i autorizuar nga Inter, të ofrojë 20-30 milone euro plus kartonin e Perisiç.

Për 26-vjeçarin, minutat me “djajtë” së fundi kanë rezultuar të reduktuara, ndërkohë që disa klube në Europë, janë gati të paguajnë për sulmuesin. Interi është konkret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!