Holanda U17, “mbretëreshë” në Dublin…


U17: Holandë-Itali 4-2 (Hansen 20′,Banis 37′, Matsen 45′, Unuvar 70 / Colombo 56′, 90′) Holanda U17 dërrmon Italinë në finalën e Dublinit duke u shpallur kampione e Europës.

Holanda për moshat deri në 17 vjeç, mundi thellë homologët e Italisë ne finalen e Dublinit. Pas ecurise fantastike të Ajaks në këtë 2019, radha e “fidanishtës” tulipane për të mbretëruar ne Europë. Te vegjlit portokalli, pas fitores së thellë me Italinë, u shpallën kampionë të Europes deri në 17 vjeç.

Pjesa e parë u mbyll 3-0 me Hansen, Banis, e Matsen. Colombo në të dytën, shënoi golin e parë për axurët, ndërkohë që Holanda, me Unuvar në të 70-tën, gjeti dhe golin e 4-t. Sërish Colombo në gol për Italinë, në rezultatin final 4-2 për tulipanët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!