Mungon Enrike, Spanja me dilema…

Spanja nuk po kalon periudhën më të mirë. Që nga paraqitja zhgënjyese në Botërorin e Rusisë, largimet e trajnerëve Lopetegi e Sançez e deri te problemet familjare të teknikut aktual Luis Enrike. Zëvëndësi Roberto Moreno, do të jetë ai që do drejtojë në vënd të Enrikës dy takimet e shpejta të “furive të kuqe”, ndërsa në program janë dy përballjet me Ishujt Faroe dhe Suedinë. Kometicioni Euro 2020, ka marrë vlerësim të madh nga Federata Spanjolle, por në listën e publikuar nga vetë Enrike, duken qartë se i besohet fort gardës së “vjetër’. Kjo dhe arsye që nuk bëhën publike, ndoshta do afrojnë largimin e vetë teknikut nga Spanja futboll.

Portierë: De Gea (Mançester Junajtid), Kepa (Çelsi), Pau Lopez (Betis).

Mbrojtës: Karvahal (Real Madrid), Ramos (Real Madrid), Mario Hermoso (Espanjol), Diego Jorente (Real Sociedad), Inigo Martínez (Atletik Bilbao), Zhordi Alba (Barcelona), Serzhi Roberto (Barcelona), Gaja (Valencia), Hesus Navas (Sevilja).

Mesfushorë: Buskets (Barcelona), Rodrigo Hernandez (Atletiko Madrid), Pareho (Valencia), Isko (Real Madrid), Fabian Ruiz (Napoli), Kazorla (Vijareal).

Sulmues: Ojarzabal (Real Sociedad), Rodrigo Moreno (Valencia), Asensio (Real Madrid), Iago Aspas (Selta Vigo), Morata (Atletiko Madrid).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!