Euroleague, finalja: CSKA Moskë-Efes…

Basketbollistët e CSKA të Moskës kanë mundur 95-90 në gjysmëfinalen e kthimit Realin e Madridit, duke i rikthyer pas 3 vitesh në finalen e Euroligës. Fitorja e rusëve ishte edhe një hakmarrje ndaj madrilenëve, të cilët sezonin e shkuar, i ndërprerë rrugën e finales CSKA-së.
Në të vërtetë, Reali e nisi mirë takimin. Madje në periodën e parë shkoi dhe në 11 pikë epërsi, e cila erdhi duke u ngushtuar për të fiksuar shifrat 95-90 në përfundim, rezultat që i befasoi spanjollët.
Në finalet e Eurolegue, CSKA e Moskës do të përballet me skuadrën turke Anadolu Efes, e cila ka mposhtur 92-73 në gjysmëfinale basketbollistët e Fenerbahçes.