Plas te Luftëtari, pezullon Ahmatajn

S’ka paqe te Luftëtari. Vetë klubi bluzi, mësohet se ka marrë masa disiplinore pas humbjes përballë Tiranës në Kupë, në shifrat 5-3.
“Klubi pezulloi për një afat dy javor, trajnerin Julian Ahmataj si dhe zv.trajnerin Neritan Novi. Gjithashtu u pezulluan për një afat dy javor edhe futbollistët Albano Aleksi dhe Jackson Ferreira Silverio.
“Nuk mund të tolerojmë kurrsesi paraqitje si ajo përballë Tiranës në ndeshjen gjysëmfinale të Kupës, ku skuadra u shthurr totalisht, duke pësuar gola dhe një humbje të pa përtypshme. Luftëtari bën me dije, se për trajnerët apo lojtarët e pezulluar, nuk do të ketë masa financiare, duke i paguar ata rregullisht si gjithë pjesa tjetër e skuadrës,”- njoftoi klubi.
Gjatë këtyre dy javëve, skuadra në procesin stërvitor, apo ndeshjet e kampionatit do të drejtohet nga trajneri i portierëve Jovan Mihajlovic.
“Arritja e objektivit mbijetese, edhe pse ende jo matematikisht bën që skuadra të ketë mundësinë e rotacionit dhe ne po shohim me përparësi aktivizimin e lojtarëve të cilëve nuk u është dhënë mundësia të tregojnë vlerat e tyre.
Luftetari ka nisur tashme punen per formatimin e skuadres per sezonin e ri dhe perforcimin e saj me elemente cilesore. Ne jemi te vendosur te ndertojme serish nje Luftetar dinjitoz, i cili do t’i jape tonin Superliges Shqiptare dhe do te beje krenar nje qytet te tere”, – thuhet në deklaratën që klubi i Luftëtarit ka shpërndarë për mediat.