Klubi i vjetër del në shitje…

Xhenova ne shitje. Presidenti i skuadrës ligure Enriko Preciozi, përmes sajtit të klubit, ka bërë të ditur se e ka kaluar klubin e vjetër italian nën jurdiksionin e shoqërisë së madhe italiane Assietta Spa, për të udhëhequr procesin e shitjes.

Deri tani, askush nuk ka shfaqur interes për t’u afruar dhe drejtuar në të ardhmen klubin e Xhenovas.

Ndërkaq, skuadra e Serisë A, dy javë nga fundi i kampionatit, gjëndet në vështirësi duke u renditur vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë që mbahet provizorisht nga Empoli.

Këtë javë, Xhenova pret Kaljarin ndërsa në fund, do të udhëtojë drejt Firences, për t’u përballur me Fiorentinën në krizë rezultatesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!