Balakov, trajneri i ri i Bullgarisë…

Ish-mesfushori i shquar Krasimir Balakov do të jetë trajneri i kombëtares së Bullgarisë. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Bullgare e Futbollit.

53-vjeçari Balakov, që zëvendëson Petar Hubshev në krye të pankinës bullgare, ka nënshkruar sot një kontratë deri në fund të nëntorit të 2021-it, kohë kur përfundojnë edhe eliminatoret e Botërorit 2022. Më herët ai drejtonte ekipin e Etarit, në kampionatin bullgar.

Në eliminatoret e Euro 2020, Bullgaria bën pjesë në grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Kosovën dhe Malin e Zi. Ajo ka zhvilluar dy takime, duke patur 2 pikë, pas barazimeve me Malin e Zi dhe së fundmi me Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!