Guardiola i sinqertë, titulli më i vështirë…

Guardiola pas suksesit të dytë në krye të Mançester Sitit, sa i takon titujve kampionë, ka bërë një panoramim të betejës së Premier Ligës, teksa e ka quajtur triumfin, si ndër më të vështirët në karrierë.

Ecuria kokë më kokë me Liverpulin për shumë javë, e ka lënë shpesh pa gjumë katalanasin. Pep, ndër më të sukseshmit në glob në fushën e trajningut, në fund ka të drejtën e festës.

Pa dyshim që ka qënë më i vështiri. Duhet falenderuar edhe Liverpuli. Falë ecurisë së tyre, ne kemi arritur të përmirësohemi. Ndryshe nga sezoni i kaluar, kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Në dy edicione, kemi arritur në 198 pikë,”- ka deklaruar trajneri i “qytetarëve” pas shpalljes kampion të dielën në Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!