Tomori dhe Vora, në Kategorinë e Dytë
● Java e 27-të e Kategorisë së Parë, formalitet. Ndeshjet për “play-off”, thjeshtë për statistikë, përcaktohen që do të zbresin një kategori më poshtë
Për Kategorinë e Parë, kur ka mbetur edhe një javë për të përfunduar ky kampionat, ke pak gjëra për të thënë. Vllaznia në grupin A dhe Bylisi në grupin B, prej javësh janë përcaktuar si dy skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Superiore. Ato presin finalen për të përcaktuar kampionen e kësaj kategorie. Ndërkohë Vora dhe Tomori, do të jenë dy skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm.
KATEGORIA E PARË, Java 27
Grupi A, “play-off”
Besëlidhja-Korabi 1-1 (Hasa 72′, Skuka 30′)
Erzeni-Dinamo 1-1 (Melani 20′ / Çema 61′)
Vllaznia pushim
Grupi A, “play-out”
Vora-Shënkolli 3-4 (Da Lima 29′,
37′, Deliallisi 76′ (p.) / Përgjini 23′, 56′ Ru. Danaj 39′, 78′)
Veleçiku-Burreli 0-1 (Hyseni 85′)
Iliria pushim
Grupi B, “play-off”
Besa-Oriku 2-3 (Onuh 34′, 79′ / Kuçi
12′, Çapoj 84′, Dulaj 91′)
Egnatia-Lushnja 1-2 (Branica 15′ /
Sefa 13′, Alushi 32′)
Bylis pushim
Grupi B, “play-out”
Turbina-Tomori 4-1 (Hasa 30′, Paja
40′ (a.), Bërdufi 55′, Roshi 91′ (p). / Koleci 83′)
Pogradeci-Apolonia 3-0 (Pere13′,
Topllari 25′, Shkulaku 90′)
Elbasani pushim