“Qytetarët”, për së dyti kampionë të Anglisë

Gara për titullin kampion në Premier League, këtë sezon ka qenë e jashtëzakonshme. Mançester Siti dhe Liverpuli, kanë garuar kokë më kokë, duke ndërruar vendet në krye të renditjes nga java në javë.

Gjithsesi ishte java e fundit, ajo e 38-ta që përcaktoi fituesin. Mançester Siti arriti të fitojë 4-1 në transfertë ndaj Brajtonit, duke e mbyllur sezonin me 98 pikë në krye të renditjes. “Qytetarët” e Pep Guardiolës, për të dytën here radhazi shpallen kampionë të Anglisë.

Edhe pse Brajton kaloi i pari në epërsi me anë të Murreit (27’), reagimi i Sitit ishte i menjëhershëm. Aguerro (28’) barazoi shumë shpejt, ndërkohë që Laporta (38’), Mahnez (63’) dhe Gundogan (72’), fiksuan fitoren 4-1 të “Qytetarëve” që u shpallën kampionë.   

Ndërkohë Liverpuli bëri detyrën, fitoi 2-0 ndaj Volvesit, duke shpresuar në ndonjë hap fals të Sitit, gjë që nuk ndodhi.

Krahas Mançester Sitit dhe Liverpulit, të drejtën për në Champions sezonin e ardhshëm, e fituan edhe Çelsi e Totenhemi, që u renditën të tretët dhe të katërt në Premier League.

Ndërkohë, Arsenali dhe Mançester Junajtid do të konkurrojnë në Europa League, kurse Kardifi, Fulhami dhe Hudersfieldi, do të luajnë një kategori më poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!