Java e 33-të: Titulli i mbyllur, të tjerët në lojë

Derbi Partizani-Tirana, në epiqendër të një jave, ku fitoret përcaktojnë mjaft fatet e “personazheve”. Barazimet s’kanë vlerë…

Nga Shpëtim Gjoshi

Superiorja po shkon drejt përfundimit, por ende nuk kanë mbërritur verdiktet përfundimtare, veçanërisht për sa i përket Europa League dhe asaj të mbijetesës. Titulli kampion, ai me më shumë vlera, pothuajse është i mbyllur.

Nga ky këndvështrim, java e 33-të do të jetë vendimtare për shumë skuadra. Ajo që është në vëmendjen e shumë sportdashësve do të jetë Partizani-Tirana. Partizani është i favorizuar teksa pret në “Selman Stërmasi”, edhe pse është shtëpia e Tiranës.

Të kuqtë janë në vend të parë në renditje me 65 pikë dhe ka në duart e tyre fatin e vet, mjafton të marrë 3 pikë, për të arritur një titull historik. Kurthet ndoshta nuk do të mungojnë, për arsyen se bardheblutë luajnë për të qëndruar në Superiore.

Kukësi luan në Gjirokastër me Luftëtarin, që ende nuk është matematikisht i shpëtuar. Për trajnerin Devolli dhe skuadrën e tij, ëndërra Superiore ende nuk është shuar, ndaj 3 pikët janë të domosdoshme, ashtu si dhe për Flamurtarin, kundërshtar në këtë takim që është i përfshirë në garën për Europa League.

Sot zbret në fushë edhe Skënderbeu, skuadër tjetër e përfshirë në garën “Europë”, ashtu si dhe Teuta. Skënderbeu vjen pas humbjes me Tiranën, ndërsa Teuta pas barazimit me Luftëtarin.

Pra siç analizuam më lart, shihen përballje me shumë motivacion për fitore, por edhe për një vendosje sa më të lart në renditje. Ndaj pyetja jonë është: çfarë mund të presim në këtë javë të 33-të të Superiores?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!