Hamilton dhe Mercedes, pa rivalë…

● Tjetër dopiedë e “shigjetave të argjendta” që i ka dominuar 5 garat e deritanishme. Piloti britanik triumfon në Barcelonë dhe merr kreun e renditjes

Ljuis Hamilton e dominoi Çmimin e Madh të Spanjës. Në garën e Barcelonës pati vetëm një monolog të skuderisë së Mercedesit, i cili koleksionoi fitoren e pestë radhazi në këtë sezon të Formula 1, duke dëshmuar superioritetin e “shigjetave të argjendta”.

Pas finlandezit Valteri Botas, që startoi i pari në garën e Barcelonës, në vendin e tretë të podit u ngjit Maks Verstapen i Red Bullit. Paraqitja e “kokëkuqes” të Ferrarit, edhe kësaj gare, ishte për t’u harruar. Pilotët e saj Sebastian Fetel dhe Çarls Leklerk u renditën në vendin e katër dhe të pestë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!