Gjoka: Këtë titull Partizani e meritoi. Urime!

Në Gjirokastër, me humbjen 3-2 ndaj Luftëtarit, përfundoi edhe ambicia e Kukësit për të pretenduar titullin kampion. Trajneri i verilindorëve, pranon humbjen e skuadrës së tij, por gjen rast edhe të përgëzojë Partizanin për fitimin e titullit kampion.

“Sigurisht që na vjen keq, por janë gjëra që ndodhin. Ishte një ndeshje, të cilën me pak qetësi dhe qartësi, mund ta kishim fituar, por shkoi kështu si shkoi. Sigurisht që edhe lodhja ishte prezente, ndërsa edhe Shkurtaj u dëmtua, duke na detyruar të ndryshojmë skemë. Probleme pati edhe Ethemi, por e rëndësishme është që tani të shohim përpara.

Partizanit i urojmë suksese, pasi ka qenë një kampionat të cilin e ka merituar totalisht. Unë e di se sa vuajtje, stres dhe mundim ka për të dalë kampion. Këtë titull Partizani e meritoi dhe e mori. Urime!”, – ka deklaruar për Supersportin trajneri Gjoka pas ndeshjes në Gjirokastër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!