Prishtina pas Feronikelit, 2 pikë më pak!

Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi, kampionati IPKO i Superligës së Kosovës po i ngjan një trilleri dramatik. Prishtina fitoi 1-0 “in extremis” super-ndeshjen ndaj Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

Mërgim Pefqeli ishte heroi i prishtinasve me golin e shënuar në minutën e 88-të, duke i dhënë një 3-pikësh të çmuar skuadrës së Josës, që vazhdon ende të rivalizojë për titullin kampion të Kosovës.

“Bardheblutë” e Prishtinës me 72 pikë, renditen pas Feronikelit që kryeson kampionatin me 2 pikë më tepër sesa kryeqytetasit. Pas kësaj humbjeje të kontestuar nga trajneri Batatina, skuadra e Llapit, i largohet pretendimeve për titull.

Ndërkaq, Feronikeli fitoi me lehtësi 4-1 ndaj Dritës, ku Rexha (33’, 74’), Karioka (48’), Hoti (85’), shënuan për skuadrën nga Drenasi, ndërkohë që eurogoli i Shaqirit (61’), shërbeu vetëm si ngushëllim për skuadrën mike nga Prizreni.

Edhe Liria fitoi 2-0 ndaj modestëve të KEK-ut, të cilët i kanë dhënë me kohë lamtumirën futbollit të Superligës së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!