Nis derbi, Gega: Ejani në festë…

Në prag të derbit numër 154, ndermjet Partizanit dhe Tiranës, tekniku Skënder Gega dhe kapiteni  Alban Hoxha, dolën sot paradite në një konferencë shtypi. Sikurse trajneri, ashtu dhe portieri i të kuqve, u ndalën kryesisht te rëndësia që ka takimi i nesërm në “Selman Stërmasi”, ndërsa sipas tyre, është mundësia më e mirë për të festuar titullin e 16-të.

Gega vleresoi Tiranën, por tha se Partizani ka planet e veta dhe përpos mungesave, skuadra e tij, nuk duhet të humbë. “Mund të shënojë dhe portieri, rëndësi ka që të bëjmë realitet objektivin sezonal. Presim shumë tifozë nga i gjithë vëndi. Kemi 26 vite që presim titullin dhe momenti është fare pranë. Në festë nuk ka pengime.

Dera është e hapur për të gjithë ata që e ndiejnë Partizanin, apo kanë kontribuar për të. Largimet? Ende nuk di të them se çfare do ngjasë në fund, por ne, pasi të marrim zyrtarisht titullin, do fillojmë të mendojmë për të ndërtuar Partizanin e ri,”- tha mes të tjerave  Skënder Gega.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!