Kastrioti fton tifozët, me ju ia dalim…

Kastrioti i Krujës, në duelin vendimtar të sezonit. Ndeshja e së dielës në “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, konsiderohet si mundësia e fundit e Kastriotit për të mbajtur gjallë shpresat e qëndrimit në Kategorinë Superiore.

Krutanët e drejtuar me sukses nga Bledar Devolli, kanë surprizuar gjithë ambientin sportiv në vënd, ndërsa pas janarit, kanë arritur rezultate mbresëlënese, duke thyer bindshëm parashikimet.

Enkas për sfiden e fundjavës, klubi i tyre, ka lëshuar thirrjen për tifozët që sipas klubit krutan, janë të ftuar të ndjekin ndeshjën me Flamurtarin falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!