Valencia dhe Eintraht, të ndalësh britanikët…


Në orën 21:00, Çelsi dhe Arsenal, dy skuadrat angleze, mund të plotësojnë “pazëllin” e skuadrave finaliste nga ishulli. Europa League, njeh në mbrëmje finalistet e Bakusë.  (Të vajtjes: Çelsi-Eintraht 1-1, Valencia-Arsenal 1-3)

Çelsi-Eintraht dhe Valencia-Arsenal, ndeshjet e fundit gjysmëfinale sonte në mbrëmje për finalen e Europa League. Pas diktatit anglez në Champions League, teksa Liverpul dhe Totenhem siguruan finalen e 1 qershorit në Madrid, radha e dy  britanikëve të tjera  në Europë.

Arsenali udhëton drejt “Mestajes” për t’u ndeshur me Valencian pas fitores së parë 3-1, ndërkohë që Çelsi i Sarrit, luan në shtëpi, ndërsa në të vajtjes, ka sigluar barazimin 1-1 me gjermanët e Eintraht Frakfurt.

Ajo që po vërtitet në diskutime nga analistët dhe opinioni sportiv rreth këtyre dy sfidave, lidhet me mundësinë që në të dyja kompeticionët më të rëndësishme në Europë, finaliste të jenë skuadrat angleze.

Nëse ngjet, do të ishte absolutisht hera e parë që nga i njëjti kampionat, të duelojnë katër ekipe për të fituar trofetë respektivë. Çfare do të bëjnë Valencia dhe Eintrahti për të penguar këtë risi? Duhet pritur mbrëmja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!