“Pijanecët” Mamajev dhe Kokorin, në burg…

Futbollistët Pavel Mamajev dhe Aleksander Kokorin, pjesë edhe e kombëtares ruse, janë dënuar nga gjykata e Moskës me burg për shfaqje huliganizmi gjatë një nate kur ishin të dehur. Mamajev u dënua me një vit e pesë muaj, ndërsa Kokorin u dënua me një vit e gjashtë muaj.

Gjykata, krahas ndëshkimit për dy futbollistët “pijanecë” të kombëtares ruse, dënoi me të njejtën masë edhe vëllain e Kokorinit, i cili gjithashtu ishte përfshirë në këtë ngjarje.

Mamajev dhe Kokorin, pasi kanë kaluar për shtatë muaj në paraburgim, pjesën tjetër të dënimit do ta kalojnë në një koloni riedukimi.

Mesfushori i skuadrës së Krasnodarit, Pavel Mamajev dhe sulmuesi Aleksandër Kokorin i Zenitit të Shën Petersburgut, në tetor të 2018-tës sulmuan dy zyrtarë në një klub luksoz të Moskës, pas një nate në gjendje të dehur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!