“Nuk duhet të ndodhte si ndaj Romës”…

Josef Bartomen, presidenti i Barcelonës, pas ndeshjes ka qenë sa i mërzitur, aq edhe i shokuar nga ajo shpërbërje e turpshme e Barcelonës në “Anfild Roud” të Liverpulit.

“Reds”-at e Klopin përmbysën humbjen 3-0 të “Kamp Nout”, duke arritur një triumf 4-0, që tashmë ka shtangur tërë botën e futbollit kontinental.

“Nuk duhet të ndodhte si ndaj Romës vitin e shkuar. Nuk duhet të ndodhte. Jemi të gjithë të mërzitur nga kjo gjë. Futbollistët të parët, pastaj drejtuesit dhe tifozët. Nuk di t’i jap një shpjegim kësaj humbje me katër gola. 

Tani na duhet të reflektojmë dhe të shohim ku kemi gabuar. Të përgatisim finalen e Kupës së Mbretit, pasi ka mbetur ky trofe për t’u luajtur”,-deklaroi pas ndeshjes numri i katalanasve, presidenti Bartomen.

Më pas, i ngacmuar në lidhje me trajnerin Ernesto Valverde, presidenti Bartomeu foli shkurt: “Do të flasim me qetësi. Do të bëjmë analizën tonë në lidhje me këtë gjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!