Godin në lot, lamtumirë Atletiko…

Prej afro një dekade te Atletiko Madrid. Diego Godin 33 vjeç, vëndos të largohet nga madrilenët për Interin në Itali. Uruguajani duke qënë protagonist i padiskutueshëm në skuadrën madrilene, fitoi gjithçka në 9-të vite me Atletikon.
1 La Liga, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë Spanje, 2 Europa Legaue, 3 Superkupa Europe, janë titujt e fituar të njërit prej mbrojtësve më të mirë në botë.
Në konferencën për shtyp, Godin ka falenderuar klubin dhe familjen e tij. Nuk i ka mbajtur lotët. Të dielën në “Vanda Metropolitiano” ndaj Seviljes, ndeshja e lamtumirës. Interi e pret…