Siti, gati të marrë kryesimin…


Në “Etihad”, ora 21 00, skuadra e Guardiolës, pret Liçesterin. Liverpul për herë të parë “dhelpër”.

Liverpuli sërish me sy e veshë nga “Etihad”. Në fortesën e Sitit, me dy ndeshje deri në fund, Mançester Siti,mund të fitojë titullin kampion në Angli. “Qytetarët” në duelin me Liverpul, ndërsa këta të fundit kanë vetëm një takim në dispozicion, gjenden dy pikë më poshtë, por nëse sonte në shtëpi kalojnë Liçesterin, do të shkonin javën e fundit në përballjen me Brajton, si kryesuesit e vetëm të Premier Ligë-s.

 Sigurisht që “dhelprat” me Meguajer e Vardi me shokë, nuk e kanë më shkëlqimin e kohës së Ranierit, teksa skuadra u shpall kampione e Anglisë në maj 2016-të, por sonte në mbrëmje kanë në dorë mjaftueshëm fatin e titullit.

 Ndërkaq, formacioni i Guardiolës e ka vetë në dorë çështjen e titullit të dytë radhazi. Fakti që Mançester Siti, ka 12 fitore të njëpasnjëshme në kampionat, rekord në vete, i bën ata të kërkojnë jo vetëm tri pikët, por dhe spektaklin.

 Redsa-t, edhe pse kanë kapur shifrën rekord prej 94 pikësh, qëndrojnë në rolin e sfidantit. Kanë kryesuar kampionatin deri në  + 7 pikë, ndërsa gafat gjatë rrugës, kanë kushtëzuar e ndërlikuar objektivin e hershëm të tyre.

Askush nuk ka dilema lidhur me magjinë eventuale të mbrëmjes. Siti pasi ka fituar kupen  “Carabao  Cup”,  ndaj Çelsit me penallti, i ka të gjitha shanset të bëjë për herë të parë në histori tripletën, teksa pas kampioantit, mund të fitojë edhe finalen  me Uatford për “FA Cup” në program në 18 maj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!