Vora e Tomori, drejt zbritjes në të Dytën…

Në respekt të kalendarit, u zhvilluan ndeshjet e javës së 26-të të Kategorisë së Parë. Ndërkohë që Vllaznia në grupin A dhe Bylisi në grupin B, kanë siguruar Superioren dhe presin vetëm përballjen midis tyre për të përcaktuar kampionen, gara në këtë kampionat zhvillohet vetëm për të mësuar dy skuadrat që do të zbresin në të Dytën.

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionati i Kategorisë së Parë, me shumë gjasa Vora dhe Tomori, në grupet respektive, po shkojnë drejt zbritjes në të Dytën. Skuadra e Vorës humbi 1-0 në transfertën ndaj Burrelit, ndërsa Tomori barazoi 1-1 në Berat ndaj Elbasanit, duke nënshkruar në një mënyrë “kapitullimin” e tij.

Në vijim, asgjë nuk është në dorë të tyre, pasi rezultatet në këtë kampionat janë të “paracaktuara” mbi bazën e miqësive dhe aleancave të hershme.

KATEGORIA E PARË, JAVA 26

Grupi A, “Play-off”
Besëlidhja-Vllaznia 1-1 (Kamara 44′ / Gocaj 56′ (p.)
Korabi-Dinamo 0-1 (Vrapi 65′)
Erzeni pushim

Grupi A, “Play-out”
Shënkolli-Iliria 4-1 (Përgjini 16′, Frajdej 34′, 51′. Kalu 38′ / Lamaj 82′ (p.)
Burreli-Vora 1-0 (Levendi 86′)
Veleçiku pushim

Grupi B, “Play-off”
Egnatia-Bylis 0-1 (Janku 64′)
Lushnja-Oriku 1-1 (Sefa 90′ (p.) / Çapoj 4′)
Besa pushim

Grupi B, “Play-out”
Tomori-Elbasani 0-0
Apolonia-Turbina 0-1
(Çutra 76′)
Pogradeci pushim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!