Ajaks brilant, fiton Kupën e Holandës…

Villem II – Ajaks 0-4 (Blind 38′, Huntelar 39′,67′, Kristensen76′). Në Roterdam, finalja e Kupës, i shkon “harkëtareve”

Brezi i “vjetër” i dhuron Kupën e Holandës, Ajaksit. Në duelin final të Roterdamit, skuadra e Ten Hag shpartalloi 4-0 Villem II, duke bërë të vetin trofeun e Kupës. Marshimi i “harkëtareve” po befason sistematikisht mbarë ambientin sportiv të botës, teksa që nga janari i këtij viti po shkëlqen në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.

Pas rekuperimit të pikëve në kampionat, shumë pranë titullit, ecurisë fantastike në Champions League, ndërsa është me një këmbë në finale, ja tek vjen trofeu i parë i madh sezonal ndaj “tilburgsave”. Në këtë takim final, trajneri revolucionar i “amsterdamasve”, ka lënë disa titullare pushim, por Huntelar dy herë dhe Blind e Kristensen, plotësuan pokerin e Ajaksit të sotëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!