“Nuk ka më kohë, janë edhe pak ndeshje”

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, në prag të sfidës së nesërme ndaj bardhebluve të Tiranës, ka folur më shumë për skuadrën e tij. Ai nuk i ka anashkaluar mungesat e Marko Radasit dhe mesfushorit Bruno Dita, të cilat i krijojnë vështirësi në ndërtimin e skuadrës.

“Duhet të jemi të fokusuar 100 për qind. Nuk ka më kohë, janë edhe pak ndeshje. Ndaj duhet përqendrim maksimal në çdo moment. Janë mungesa që na e vështirësojnë pak, pasi janë stabël pjesë e formacionit nga fillimi i sezonit. Do shohim si do rreshtohemi. Do marrim në konsideratë edhe kundërshtarin”.

Në ndeshjen ndaj Flamurtarit në Korçë, trajneri durrsak Shehi zbriti në fushë një Skënderbe me dy sulmues së deklaruar, Krasniqin dhe Oto Xhon, formacion të cilin nuk e deklaroi para ndeshjes me Tiranën. Kjo ndoshta edhe për shkak të mungesave, ndoshta edhe për sekret profesional.

“Skuadra mund të ndryshojë. Atë ditë menduam të luajmë me dy sulmues dhe na e shpërblyen. Këtë herë mund të ndryshojmë. Krasniqi më vjen mirë që është i kënaqur, por duhet të vazhdojë e të luftojë si ndeshjen e fundit”, – u shpreh Shehi për RTSH Sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!