Devolli: Kjo është ndeshja e jetës…

Kështu e konsideron transfertën e nesërme ndaj kurbinasve të Laçit, trajneri karizmatik Bledar Devolli, i cili ka marrë përsipër detyrën të shpëtojë skuadrën e Kastriotit në luftën e saj për mbijetesë në Superiore.

“Këto dy javë na kanë mjaftuar për të përgatitur ndeshjen. Kemi rikuperuar disa lojtarë. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë. Laçi është ekip i fortë në shtëpi, ka një trajner të mirë”, – është shprehur trajneri gjirokastrit për “RTSH Sport”.

Pasi javën e shkuar ka marrë 3 pikët e Kamzës në tavolinë, për Devollin sfida e nesërme ndaj Laçit ka një rëndësi të veçantë. Kastrioti ka vetëm 3 pikë më pak se Tirana dhe 5 nga Luftëtari, që formojnë “trisin” e skuadrave që luftojnë për mbijetesë këtë fundsezoni.

“Kjo është ndeshja e jetës, mund të them, për ne. Çdo rezultat tjetër veç fitores na e vështirëson shumë. Kam besim te djemtë, nëse bëjmë ato që bëjmë edhe në stërvitje, mund ta kalojmë me sukses”.

Statistikat? “Nuk më interesojnë statistikat. Më intereson ekipi, që të bëjmë gjërat mirë në të dyja fazat. Nëse i bëjmë ashtu si kemi punuar, atëherë mund t’ia dalim”, – është shprehur trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!