Najdenov, lamtumirë Laçit

Bojan Najdenov, maqedonasi i Veriut, ka marrë vendimin për t’u larguar nga Laçi. Mesfushori 27-vjeçar, ndër më të paguarit këtë edicion te bardhezinjtë, u përndoq nga shumë dëmtime, ndërsa kontributin me fanelen kurbinase e dha kryesisht në angazhimet e para.

Ish-futbollisti i Estegal në Iran, ka postuar një dedikim në rrjetet sociale, teksa bën të qartë, se nuk do jetë më pjesë e Laçit. Najdenov, në startin e tij si profesionit, ka provuar të veshë dhe 4 herë fanelën e Maqedonisë së Veriut

“Pra sezoni ka ardhur drejt fundit për mua. Sapo rikthehesha në 100%, pësoja një tjetër dëmtim. Kohët e fundit, pësova një tjetër dëmtim, i cili i dha fund edhe angazhimit tim me klubin e KF Laçit. Bashkëpunimi im me drejtuesit e Laçit ka mbaruar. Dua t’i falënderoj të gjithë, tifozët, presidentin  për mbështetjen dhe besimin ndaj meje. Jam me fat që kam qenë pjesë e kësaj aventure. Kaluam kohë shumë të bukura, por dhe jo momente të mira, megjithatë unë do të mbaj mend vetëm momentet e bukura. I uroj Laçit fat në të ardhmen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!