Breshia, pas 8 vitesh në Serinë A …

Stadiumi “Rigamonti” ka shpërthyer në festë. Desena, në minutën e 36-të ka shënuar. Breshia, në javën e 34-t fiton 1-0 ndaj Askolin dhe bën realitet ëndërrën.

Pas 8 vitesh, skuadra lombarde e Breshias, e drejtuar nga trajneri Euxhenio Korini, ngjitet në Serinë A, kur kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje nç Serinë B.

E gjithë pankina është futur në fushë. Askush nuk dëshiron të largohet nga stadiumi, ndërsa lojtarët përqafohen dhe kërcejnë.

“Do të ndodhë, të këndoni me ne, kur të kthehemi në Serinë A”, kanë kënduar lojtarët në dhomën në zhveshjes, duke kërcyer me trajnerin, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Paas javës së 34-t Breshia kryeson tabelën e renditjes në Serinë B me 66 pikë, e ndjekur nga Leçe me 63, Palermo 59, Benevento 56, Peskara 51, Verona 49, Specia dhe Kremona me nga 48 pikë, etj. Kujtojmë, që vetëm dy skuadrat e para kalojnë direkt në Serinë A, e treta pas “play-off”-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!