Ramazan Ndreu: “Zemra dysh…”


Tekniku i të dyja skuadrave, analizon prag sfidën Laçi-Kastrioti në program të shtunën në Laç. Konfirmon shkallën e vështirësisë dhe deklaron: “Emocione, nuk do ta ndjek atë takim”.

Fakt! Futbolli në Krujë, nuk perceptohet pa kontributin e Ramazan Ndreut. Si futbollist, kapiten, drejtues dhe trajner. Tekniku 52-vjeçar, ishte pjesë e Kukësit këtë edicion duke mbajtur rolin e drejtorit menaxherial, ndërkohë që javët e fundit, përpara se t’i linte vëndin Gjokës, verilindorët i kërkuan të bëjë edhe trajnerin.

Pak javë, sepse humbja pikërisht ndaj ish ekipit të tij Kastriotit, bëri që palët të ndahen. Të shtunën (16 00), Laçi dhe Kastrioti do përballen në një duel të rëndësishëm për fatet sezonalë të klubeve.

E kaluara, me të përbashktën  sportist-trajner me të dyja skuadrat fqinje, e ka shtyrë “Sporti IM”, t’i kërkojnë një prononcim teknikut që në krye të bardhezinjeve, në rolin e drejtorit teknik, ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

 Sfidë e veçantë. Dy skuadrat tuaja në duelin e madh mes tyre të shtunën…

“Sigurish , super ndeshje. Të dyja skuadrat kanë motive madhore për të kërkuar fitorën. Do të jetë shumë e vështirë për të dyja”.

Do jetë në tribunën e stadiumit “Laçi” Ndreu?

Jo! Nuk mund të asistoj në një duel, ndërsa dëshiroj fitoren për të dyja skuadrat. Është hera e dytë që skuadrat në fjalë, luajnë një derbi aq të kërkuar. Përpara një dekade, Laçi erdhi në Krujë për të shpëtuar kategorinë e parë. Ne kishim siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore. Si trajner i Kastriotit, hodha në fushë një formacion të alternur. Kujtoj me nostalgji atë betejë, por Laçi, me motivimin dhe këmbenguljen e madhe, mori tri pikët. Këtë radhë do jetë ndryshe…”

Shpëton Kastrioti?

Kjo varet pikë së pari nga rezultati që do marrin të shtunën. Nëse fiton është kandidat për të qëndruar, por e thashë lart, është shumë e vështirë. Laçi nga ana e tij, kërkon Europën. S’mund të gabojë në shtëpi në këtë fazë të kampionatit. Gjithsesi, unë do jem i fundit që do mësoj rezultatin. Zemra e ndarë dysh’

Shpesh trajnerët thonë, se të qënit i suksesshëm në pankinë, kërkon kohë. Çdo bëjë Ndreu?

“Hëm… shumë e vërtetë. Zakonisht me angazhimet që kam patur, kam ndërtuar grupet e skuadrave që kam drejtuar. Te Kruja (Kastrioti), Laçi, Kamza kështu ka qënë. Por Superiorja dhe presidentët, jo  gjithnjë të japin mundësinë që t’i shkohet deri në fund punëve. Po pushoj. Mund të kthehem në drejtim të një pankine gjatë verës, por më parë, do shoh projektet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!