Ajaks e bën rrugë, mund edhe Totenhem…


Totenhem-Ajaks 0-1 (Van Der Bek 15′) Totenhem me mungesa dhe i pafuqishëm, Ajaksi tani mund të quhet “finalist”…

Ajaksi i Amsterdamit mahnit edhe në Londër. Së paku në gjysmë ore lojë, ndërsa ushtroi presion të madh dhe shënoi një gol, që në fund rezultoi i pacënuar. Në të vajtjes së gjysmëfinales së Champions, “harkëtarët” morën më të mirën ndaj të zotërve të shtëpisë, duke ruajtur hegjemoninë e sukseseve që ka kapluar holandezët e Amsterdamit prej muajsh.

Van der Bek, pa kaluar ende 15 minuta lojë, iu vodh mbrojtjes së Totenhemit dhe me qetësi për t’u admiruar, e kaloi topin në të djathtë të Loris. Pas pushimit vendasit ndyshuan shumçka dhe skuadra e Poçetinos u pa mjaft agresive. Me Tripier që ishte në një ditë jo të mirë dhe me Dele Ali, totalisht jashtë pritshmërisë, skuadra e “Spërs”-ave çaloi në pasin e fundit dhe finalizim.

Ajaksi edhe pse qëndroi inaktiv në këtë fraksion, në një dalje të beftë, goditi shtyllën. Në fund, Poçetino duhet të besojë në rikthimin e disa titullarëve që munguan në këtë takim. Ajaksi i qetë, me të kthimit në shtëpi pas tetë ditëve. Favoritët për të marrë biletën e finales, dukshëm holandezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!