Sulmuesi Sural, humb jetën në aksident…

Aksidenti tragjik në Turqi: gjashtë lojtarë u plagosën, ndërkohë që humb jetën sulmuesi 28-vjeçar i Alaniasporit

Futboll me zi. Mbrëmë natën, sulmuesi i skuadrës turke të Alaniasporit, çeku Jozef Sural, vdiq pas një aksidenti me makinë. Mikrobuzi, ku udhëtonte i ndjeri, bashkë me 6 futbollistë të tjerë, u përmbys 5 km larg nga qyteti i Alanias, pas kthimit nga fusha e Kayserispor ku barazuan.

Në kushte kritike, Sural u operua menjëherë, por ndërhyrja kirurgjikale nuk ishte e mjaftueshme për të shpëtuar jetën e tij. Gjashtë lojtarë të tjerë u plagosën lehtë në aksident dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, dinamika e aksidentit ende nuk është e qartë dhe autoritetet kompetente po hetojnë për këtë. Sipas presidentit të klubit turk Hasan Çavushoglu, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga përgjumja e shoferit, i cili ka humbur kontrollin e automjetit.

Sulmuesi Jozef Sural (28 vjeç) është bashkuar me skuadrën turke të Alaniasporit gjatë merkatos së janarit. I ardhur nga Sparta e Pragës, kjo ishte përvoja e parë jashtë vendit për Sural, që kishte luajtur edhe 18 ndeshje me fanelën e kombëtares së Çekisë, duke shënuar edhe një gol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!