Shkëmbi: E kaluam krizën…


Trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi, në emisionin sportiv “Rubrika Sportive” të moderatores Erga Kruja (Radio Tirana), i sigurtë në vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Ndeshja me Kukësin? 

Mendoj se ishte rezultat pozitiv. Disa ndeshje radhazi jo të mira, në një ndeshje jashtë ndaj Kukësit, është i mirë”.

Teuta e gatshme për në Europë?

 “Mendoj se jemi të gatshëm. Kemi punuar gjatë gjithë vitit, paçka se patëm problemet tona në një periudhë të kampionatit. Për të dalë kampion, nuk është e thjeshtë, por një grup kur qëndron bashkë, mund t’ja dalë. Kemi shëmbullin e Partizanit, të Skënderbeut, ndërsa me pak ndryshime ia kanë dalë. Mund të jemi dhe ne në  edicionin tjetër.

 Skënderbeu një biletë europiane?

 Janë disa skuadra që ndoshta meritojnë Europën. Edhe Kukësi do ishte më afër Partizanit. Skënderbeu është pretendent për Europën, ka eksperiencën, sharmin dhe mentalitetin e duhur. Mendoj së është i denjë për kupat e Europës”

Stina e verës produktive?

Ne si Teutë, mendoj se e kemi kaluar problemin e keq dhe shpresojmë që me ardhjen e verës të bëjmë maksimumin e të shkojmë në Europë,”- deklaroi para pak minutave tekniku korçar i Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!