Akti i “dytë”, Luftëtari i pamposhtur…

Luftëtari-Tirana 1-1 (D. Rapa 49’/Hasani 10′ (p). Tirana nuk ia del të fitojë në Gjirokastër, vëndasit të pamposhur.

Luftëtari dhe Tirana në aktin e dytë brënda pak ditëve. Këtë radhë për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, në një takim të ndaluar për t’u humbur.

Shifrat finalë janë të barabartë, me Luftëtarin në dukje të kënaqur, pasi e mban Tiranën dy pikë prapa në garën e fund-tabelës.

Kronika ofron Tiranën që kaloi përpara me golin e Hasanit nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa kronometri shënonte 10. Aq sa numri i shkodranit në shpinë.

Fraksioni i parë ecën mes tentativës së bluzinjëve për të balancuar shifrat por tiranasit, janë më të rrezikshëm dhe në dy-tri raste patën shanse të tjera për të mbyllur takimin.

Në pjesën e dytë, Luftëtari shënon ende pa u ngrohur këmbët. Një gjuajte kros e Donald Rapos, përfundon në këndin e largët të Abibit, i cili mund të bënte më mirë.

Në vijim, është Tirana më kërkuese, por goli i tretë në këtë takim të mbushur me emocione, nuk erdhi. Të dyja skuadrat, pas kësaj përballjeje, qëndrojnë në të njëjtën llogore.

Nga ana tjetër, ky rezultat mban pranë krutanët që këtë javë, morën tri pikë tavoline në takimin e munguar me Kamzën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!