Partizani ndalet nga Laçi, titulli, duket më “larg”

Partizani-Laçi 1-1 (Telushi 83′ Pen/ Shtubina 22′ Pen)


Në Selman Stëramsi”,”Dëmat”, ndalin vrullin drejt titullit. Bardhezinjtë nga Kurbini, udhëhoqën deri në fund. Ndeshja u vëndos nga dy penallti.

Partizani del huq në tentativën e sotme për të mbajtur larg Kukësin. Edhe pse diferenca është relativisht e madhe, sërish me pesë  takime deri në fund, gjithçka mund të ngjasë. Laçi e ndali fazën e tretë Partizanin,ndërsa sot në  “Selman Stërmasi” gati sa e futi në kolaps total formacionin e Gegës.

Me dy mungesa të rëndësishme në repartin e prapavijës, të kuqtë e patën të vështirë në fillim të ndeshjes. Takimi nis me disa aksione të shpejta të bardhezinjëve të cilët  që në minutën e tretë, i afrohen golit. Në rastin e parë serioz, Alban Hoxha, portieri i Partizanit, ndal mrekullisht sulmuesit miq. Dueli mes Laçit sulmues dhe Partizanit të çoroditur, do të vijojë deri në minutën e 22, ndërsa Xhixha për kurbinasit, do të fitojë një penallti. Nga 11 metra larg, goleadori i Laçit Ndriçim Shtubina, e dërgon sferën në rrjetë. Partizani i tulatur deri në ato momente, nis të ngrejë kokë dhe sheh më shumë nga gjysmëfusha mike. Për të ardhur në të 40’. E pabesueshme çfarë humbet ganezi Mensah. Pas një kombinimi të mirë nga e djathta mes Asanit dhe Ibrahimit, topi mbërrin në qendër të zonës së Laçit. Në shtyllën e dytë mbrrin Mensah, por me portën e boshatisur, e deviojn shumë keq topin duke s’fumuar mundësinë më të mirë të vëndasëve.

 Në pjesën e dytë, Partizani e nis me vrull, ndërkohë që kurbinasit, kalojnë te arma e tyre në transfertë, ajo e kundërzbritjes. Demat, aktivizojnë dy sulmues të tjerë, teksa në fushë në këtë fraksion, kthehet një “xhevahir” si Bruno Telushi. Gega ndryshon diçka në vëndosje dhe mesfushori vlonjat, nis të bëjë gjëra të mira. Pas këmbënguljes së gjatë të Partizanit dhe një topi gol të Okpotu për Laçin nga distanca, vjen momënti i penalltisë për vëndasit. Sikurse Shtubina edhe Telushi e dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. “Panenka” e vlonjatit, sinjifikative. Ndeshja i afrohej fundit, ndërkohë që Telushi preferoi parabolën por që fatmirësisht për të, përfundoi prapa shpinës së Selmanit.

Gega në fund të takimit por dhe në konferencën për shtyp, ngriti tonet duke kërkuar llogari gjyqtarëve të ndeshjes. Akordimi me 4 minuta shtesë, sa duket, nuk i ka pëlqyer tropojanit, që gjithsesi, u shfaq disi nervoz. Në këtë pikë të gares, edhe njeriu i qetë  i pankinave shqiptare, ka të drejtë të emocionohet.

 Në anën tjetër, shumë racional Starova. “Bobi”, mund të kishte festuar te goli i parë i skuadrës së tij, por si në momentin e avantazhit, ashtu dhe gjatë gjithë takimit, ish partizanasi, qëndroi i qetë.  Për të mos lënë menjanë udhëzimet e direktivat për të tijtë.

Trajnerët deklaruan pas ndeshjes:
Skënder Gega (Partizani): “Nervozizmi erdhi pas 20 minutave të pjesës se parë. Pas golit të Laçit që na zuri në befasi, çdo minutë tjetër foli për ne. Më vjen keq për çunat se të gjithë e kanë vlerësuar sfidën. Unë ndihem shumë mirë me ta dhe bën të pamundurën për të fituar. Ky është futbolli. U vështirësua ndeshja, pas golit që shënuan ata. Janë një ekip shumë i mirë dhe sulmuesit nuk e patën të lehtë, pasi Laçi mbyllet prapa. Patëm raste dhe gjuajtje, por nuk shënuam. Ne filluam me 4-1-4-1 me Malën e Dukën tentuam të mbështesnin sulmin, por pësuam dhe nuk gjetëm hapësira më vonë. Në pjesën e parë kishim raste të shënonim. Është e vështirë të marrësh krahun, kur një ekip mbyllet. Me hyrjen e Telushit dhe shtyetjen e Trashit, bëmë disa raste, por nuk fituam dot”.
Sulejman Starova (Laçi): “Luajtëm sipas mundësive tona. Kjo ishte anë pozitive. Po të ishim më të kujdesshëm mund të kishim shënuar golin e dytë. Edhe Partizani kishte momente të mira, por ishte pak sporadik. Para ndeshjes edhe mund të na pëlqente barazimi, pavarësisht se objektiv ishte fitorja, por duke luajtur nga kryesuesve, shtohen vlerat, them se bëmë një paraqitje super dinjitoze.Laçi ka qenë problem gjithmonë. Po bën 10 vite që është një skuadër me traditë dhe të krijon vështirësi. Në pjesën e parë nuk ishim nën presionin e Partizanit. U mbrojtëm mirë, dhe e kërcënuam kundërshtarin. Ishin mundësitë për të fituar, por ky është futbolli”. (Supersport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!