Partizani, homazh legjendës Loro Boriçi…

Skuadra e “të kuqve” të kryeqytetit, sot në takimin ndaj kurbinasve të Laçit, që pritet të nisë në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ka vendosur të përkujtojë 35-vjetorin e ndarjes nga jeta e një prej figurave më të shquara të Partizanit dhe të futbollit shqiptar. Në të është portreti i Loro Boriçit me mbishkrimin “Përherë në zemrat tona”.

I lindur më 4 gusht 1922 në Shkodër, në moshën 62-vjeçare, Loro Boriçi, mesfushori i shquar i Vllaznisë, i Partizanit dhe i ekipit kombëtar, me 25 prill 1984 u nda nga jeta, duke lënë pas “bëmat” e tij në futbollin shqiptar.

Pas një përvoje me Lacion në Itali, Loro Boriçi kthehet në Shqipëri dhe i dhuron Vllaznisë dy titujt e pare kampion të pasçlirimit. Më pas kalon në radhët e Partizanit për t’u shpallur fitues nga viti 1949 deri më 1954.

Pasi ndërpreu karrierën sportive si futbollist, Loro Boriçi iu përkushtua trajningut, ku klubi “i kuq” i kryeqytetit ishte “shtëpia” e tij, duke kontribuar në përgatitjen sa e sa talenteve të Partizanit dhe të futbollit kombëtar…

Loro Borici, kapiteni i Kombetares sone me kupen e Ballkanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!