Bie “shtëpia e re”, Totenhem i dobët në derbi

Totenhem-Uest Hem 0-1 ( Antonio 67′)
Skuadra e Totenhemit bëri një paraqitje të dobët sot në derbi me Uest Hem, ndërsa dy javë nga fundi, vuri në pikëpyetje zonën e Ligës së Kampionëve. Ekipi i Poçetinos u mund 0-1 nga fqinjët, teksa para sfidës në gjysmë finale të Champions me Ajaksin, përcjell mesazhin te kundërshtari, se nuk po kalon momentin më të mirë.
Në fraksionin e dytë, Uest Hem gjeti golin me futbollistin Antonio, por përpos vlerës së tri pikëve, lojtari i skuadres mike, ka festuar thuajse turpshëm si Ronaldo dhe trajneri Simeone. Nuk dihet nëse futbollisti i Uest Hem do të hetohet për gjestin, ama, ky veprim pas shënimit të golit, ka bërë që në stadium të krijohet ilaritet.