Starova replikon me Trashin në distancë…

“Starova na njeh mirë, por do ta mundim”. Kjo ishte një deklaratë e lëshuar nga mbrojtësi i majtë Lorenc Trashi, i Partizanit, i cili nuk mendon gjë tjetër veçse fitores me Laçin në takimin e nesërm, që do të nisë nga ora 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kundërpërgjigjja nga ana e trajnerit Sulejman Starova për ish-lojtarin e tij nuk ka munguar. “Trashit i kam thënë, por lojtarët nuk dëgjojnë asnjëherë, duhet me qenë modest”, – janë fjalët e drejtuesit teknik të Laçit për RTSh Sport.

Më tej, trajneri i kurbinasve përsërit se për të dhe skuadrën e tij është kënaqësi të ndeshet nesër ndaj një ekipi që po shkon drejt titullit kampion.

“Është kënaqësi që luajmë kundër një skuadre që po shpallet kampion”, shtoi Starova, i cili gjatë këtyre ditëve ka punuar me skuadrën e tij dhe synon që të mos dalë pa pikë në ndeshjen me Partizanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!