Liverpuli mbetet sfidant, harrohet Shaqiri…

Liverpuli në Premier League, mori një goditje indirekte mbrëmë, ndërsa priste një dhuratë nga Mançeser Junatid në betejën për t’u shpallur kampion këtë edicion në Angli.

Më kot Klop dhe të tijtë u mbërthyen para ekranit, sepse Siti arriti të fitojë derbin (0-2) dhe me tri takime relativisht të lehta, me gjasë, do laurohet si i pari i kampionatit më spektakolar të planetit.

Por ajo që ka mërzitur më së shumti fansat e shumtë shqipfolës të “reds”-ave, ka të bëjë me hapat fals të Liverpulit gjatë periudhes kur kryesonin me diferencë pikësh nga “qytetarët”. E pafalshme për Liverpul, barazimi në derbi me Evertonin pak javë më përpara.

Sidoqoftë Jurgen Klop, edhe pse ka bërë revolucion në skuadër, lënia jashtë e Xherdan Shaqirit, duket si zgjedhje aspak profesioniste. Me gjilanasin në fushë, Liverpol pati ecuri fantastike, ndërsa 27-vjeçari, shpesh herë iu dha jetë mekanizmave të “reds”.

Sakaq, Liverpul shpreson në ndonjë ndalesë të Mançester Sitit, teksa tri javë nga fundi, kryeson me një pikë më shume se të kuqtë. Për skuadrën e Liverpul, ende në garë në Champions (gjysmëfinale me Barcelonën), detyra e vetme mbetet të fitojë përballjet që ka në kalendar. Për të pritur më pas, se cfare do bëjë formacioni i Guardiolës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!