Kupa e Italisë, Milan-Lacio nisin nga “zero”
● Milan-Lacio( 0-0 ) dhe Atalanta-Fiorentina (3-3), nesër dhe pasnesër, duelet për finalen e Kupës së Italisë.
Tifozët e Milanit dhe të Lacios, pritet të frekuentojnë në numër të konsiderueshëm gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë në program nesër mbrëma në “San Siro”. Pas takimit të parë përfunduar pa gola, e kthimit premton spektakël. Së paku, kështu janë shprehur në kampet respektive.
Me garën për kampionat e cila mbetet e hapur deri në fund për të dyja “rozat”, teksa kërkohet zona champions, përballja e nesërme, i vëndos skuadrat në fushë, të etura për biletën e finales.
Trajneri “çeleste”, Simone Inzagi, ka deklaruar se finalja për Lacion, pas atij turpërimi nga Kievo e vëndit të fundit javën e kaluar, bëhët detyrim. “Pas asaj humbje të shëmtuar me Kievon, të gjithë po flasin. Nesër do të luajmë sezonin. Duam të arrijmë në finale pasi është objektivi ynë”-ka thënë Inzagi.
Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër, Atalanta-Fiorentina, është programuar të zhvillohet të enjten. Edhe kjo sfidë, luajtur në “Artemio Franki”, ka përfunduar barazim, me ndryshimin, se kjo ndeshje, ka prodhuar një 3-3 ekzaltues.
Gjykimi i takimit Milan-Lacio, i është besuar Mazolenit nga Bergamo, ndërsa Kalvareze nga Teramo, do japë drejtësi në duelin e Bergamos mes vendësve dhe Fiorentinës.