Kukësit, lamtumirë para kohe dhe 2 të tjerë
● Pas mbrojtësit Gëzim Krasniqi, edhe mbrojtësi i djathtë Edis Maliqi dhe mesfushori Valdet Rama, i japin lamtumirën sezonit!
Lajmet nuk janë të mira nga kampi kuksian. Trajneri Gjoka tani llogaritë e dhe planet e tij duhet t’i bëjë pa ndihmën e mbrojtësit të djathtë Edis Maliqi, si dhe të mesfushorit të majtë Valdet Rama, që është aktivizuar edhe në radhët e kuqezinjve të Kombëtares. Për fatin e tyre të keq, për shkak dëmitimi, ata duhet t’i thonë lamtumirë para kohe këtij sezoni.
Mësohet, se mbrojtësi Maliqi, i cili ka luajtur 24 ndeshje, ose 2015 minuta, në radhët e Kukësit, ka pësuar një frakturë në tibie (kërciri) në ndeshjen ndaj Laçit, dëmtim i cili kërkon më tepër se 1 muaj kohë për t’u rikuperuar.
Ndërsa mesfushori i majtë, Valdet Rama, që u bashkua me verilindorët në merkaton e janarit, ka dëmtuar meniskun dhe me shumë gjasa duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku faza pos-operatore e riaftësimit i kërkon të paktën 2 muaj. Rama, është aktivizuar në 9 ndeshje, ose 434 minuta, duke shënuar edhe dy gola mjaft të rendësihëm për Kukësin.
Pas mbrojtësit Gëzim Krasniqi, që u dëmtuar në takimin ndaj Kastriotit, tani edhe mbrojtësi i djathtë Maliqi dhe mesfushori Rama, do të jenë mungesa të konsiderueshme në radhët e skuadrës kuksiane për vazhdimin e sezonit.
Ndërkohë, që në radhët e verilindorëve, nuk ka ende nje date të saktë se kur do të kthehet në fushë kapiteni Ylli Shameti, i cili gjithashtu është i dëmtuar.